Del lista e kombëtares së grumbulluar
Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit Cristian Panucci, ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluara për ndeshjet e vlefshme për Ligën e Kombeve, me Izraelin në 7 shtator dhe me Skocinë në 10.
Ajo që bie në sy është rikthimi në krye të kombëtares i kapitenit Ansi Agolli.
Por gjatë fjalës së tij Panucci tha se, “Duhet të gjejmë një zëvendësues për Agollin për shkak të moshës së tij. Në asnjë moment nuk kam thënë që ai nuk do jetë pjesë e jona. Nuk e kam thënë kurrë, jemi në një situatë ku Lenjani, Memolla, Aliji nuk luajnë”.
Ai shtoi se e ka grumbulluar për shkak të përvojës, por do të shihet nëse do të luajë ose jo.
Trajneri bëri me dije se janë 25 lojtarë të grumbulluar dhe se të gjithë këta deri të hënën, do të jenë në dispozicion të Kombëtares.
“Mavraj ka kohë që nuk luan, Grezda po ashtu. Roshi e Sadiku të dëmtuar. Jam përpjekur të nis një skuadër eksperte, pasi këto kanë rëndësi”, tha Panucci.