Dy vajza në Jalë mbledhin para në emër të emisionit, gazetarja: Mos u bëni pre e mashtrimit
Në emër të imamit Elvis Naçi dhe të emisionit ”Shqiptarët për shqiptarët” dy vajza janë fotografuar duke mbledhur para në bregdetin e Jalës .
Vetë gazetarja dhe moderatorja e këtoj emisioni Ola Bruko ka qënë ajo që ka publikuar fotot dhe denoncuar rastin dhe e konsideron mashtrim të pastër.
Bruko shkruan duke paralajmëruar që të mos bëhen pre e mashtrimeve të tilla dhe kërkon ndërhyrjen e autoriteteve.
Abuzim dhe përpjekje e turpshme për të përfituar në emër të bamirësisë për të varfërit.
Këto foto janë bërë në bregdetin e Jalës dhe këto 2 vajza bëjnë ec e jak gjithë ditën duke kërkuar para në emër të Elvis Naçit dhe emisionit “Shqiptarët për shqiptarët”.
Ato iu kërkojnë njerëzve të ndihmojnë financiarisht për operimin e një fëmije 8 muajsh.
Fati e solli që këtë kërkesë të ma drejtonin edhe mua, që prej një viti jam drejtuese e emisionit “Shqiptarët për shqiptarët”, pjesëtare e përpjekjeve dhe punës së madhe që bën Elvis Naçi dhe bashkëpunëtorët e tij për të ndihmuar njerëzit në nevojë.
Stafi ynë ka filluar punën për një sezon tjetër solidariteti, dhe rastet që kemi identifikuar janë të shumta, por rasti i sotëm është një mashtrim i pastër dhe është për të ardhur keq nëse dikush ka rënë pre e tij, apo aq më keq nëse ky nuk është rasti i vetëm.
Elvis Naçi dhe News24 bëjnë thirrje që askush të mos bjerë pre e mashtrimeve të tilla, dhe kërkojnë nga organet kompetente të ndërhyjnë për t’iu dhënë fund atyre.
Ne së shpejti rikthehemi në ekranin e televizorit me histori të reja, me personazhe të rinj, problemeve të të cilëve do t’iu japim zgjidhje, nën logon e vetme, News24.