Enkeleda Zeko stacionohet te Ora News
Televizionet e vendit po përgatiten për sezonin e ri dhe sigurisht po mendojnë për risi në programacion dhe jo vetëm.
Tashmë, përgjatë gjithë muajit gusht, mësuam lëvizje të moderatorëve dhe gazetarëve nga një televizion në tjetrin, në drejtimin e emisioneve të reja.
Pas Eni Vasilit, e konfirmuar në televizionin Top Channel, një tjetër moderatore dhe gazetare femër lë News 24.
Bëhet fjalë për gazetaren e njohur të sportit, Enkeleida Zeko, e cila drejtonte dhe emisionin ‘Fair Play’. Në një postim në facebook, gazetarja njofton për ikjen nga tv News 24 drejt rivalit të tij, Ora News.
Please follow and like us: