Albspirit

Media/News/Publishing

Gjendet një person i vrarë në periferi të Shkodrës

Gjendet një person i vrarë, pranë një makine të braktisur në periferi të qytetit të Shkodrës.

Trupi i të ndjerit u gjet sot rreth orës 13:50.

Nga të dhënat paraprake, mësohet se viktima është një i ri i moshës 31-vjeçare me emrin Arjan Ferracaku.

Mësohet se ai është babai i dy fëmijëve.

Trupi i pajetë dhe mjeti i braktisur është gjetur pranë vendit të njohur si Livadhe, zonë ku edhe më herët janë gjetur mjete të djegura të përdorura për ngjarje të ndryshme kriminale.

Mendohet se krimi ka ndodhur gjatë natës, ndërsa automjeti i braktisur dhe trupi i të riut është gjetur pak pas mesditës së kësaj të shtune.

Rrethanat e kësaj ngjarje nuk dihen ende, ndërkohë që policia dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë ndodhen në zonë, ku gjithashtu janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore rurale të asaj zone.

Aktualisht policia po kryen veprimet hetimore, ndërsa në vijim pritet të mësohen më shumë detaje. Bëhet me dije se viktima është pronar i dy lokaleve në zonën e Velipojës.

Please follow and like us: