Irina Hysi: Natën e mirë si nuk më the…?
Sonte do të flas me ëndrrën time,
që më mundon kaq shumë.
Si nuk kuptoj që,
sa herë e kërkoj ajo me zhduket…
E pyes para gjumit,
sa vjen e më larg pëhumb.
Ah, ëndrra ime e çuditshme
që trupin më pushton…
Loz me mua sa mbyll sytë
seç më zgjon…
Eja sonte dhe mos ik
shtrihu pranë shpirtit tim…
Çfarë do, çfarë do, e s’ më thua
që më çmend e prapë të kërkoj.
E mi merrr orët e bardha të këtij shekulli
në mbulesa…
Unë e pagjuma çdo herë të pres
t’ më kuptosh e marrëë…,
si s’ kupton…se sa ëmbël bëjmë një kantatë,
të dyja bashkë…
Prapë ma mbylle dritën sonte,
e unë si çdo herë të pres…
Ashtu të më kryqëzosh në varjen tënde…
der në abdes…
Ja rrëmben vështrimin dallgës…
Kënaqësi e vuajtje mi shtrin,
një njësi trupat mi mat…
Para teje asnjë fjalë…
veç akorda pëshpërimë.
Ëndërra ime…
Llogari me kërkon për dashurinë
kur t’ i vetë e largon…
Memece më bën, më merr frymë, zë,
dhe tani, kapak qepallat..
Askush me mua?
Hej çudi…
Prapë zërin tim ndjek,
biseda, kode,
unë skllavja jote
e ti prapë e lidhur pas meje…
E çdo më prej meje dashuri, më ler të fle,
ose më zgjo,,,
flasim tjetër kohë sërish,
pa zhurmë,
përqafuar botës tënde.
Hesht tani, se po më zë…!….
E sheh, u gdhi, anën ktheve,
humbe s’ di ku…
Natën e mirë si nuk më the…?….
Please follow and like us: