Pas deklaratës shokuese të Xhafës, Manjani ironizon: Kishim disa vrasje ”të lehta”… me kallashnikov
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj shokoi sot me deklaratën e tij nga Vlora, teksa u shpreh se gjatë sezonit turistik nuk ka pasur gjendje të rënda duke thënë se gatishmëria e policisë ishte maksimale, duke harruar krimet më makabre që ndodhën gjatë verës, si ajo e masakrës së Selenicës. Lidhur me këtë deklaratë të tij, ka ardhur reagimi i ish-ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani i cili e ka ironizuar atë. “Kishte vetëm disa vrasje “të lehta” në grup dhe një nga një… me sopatë e kallashnikov! Ti lëmë vdekjet makabre në aksidente”, shkruan Manjani.
Please follow and like us: