Supermodelja e parë e Amerikës
Supermodelja e parë e Amerikës ishte Evelyn Nesbit, e lindur në vitin 1884. Bukuroshja nga Filadelfia vdiq në vitin 1967.
Ajo ishte modelja më e kërkuar e fillimit të shekullit të 20-të, një erë kur sapo kishte nisur bumi i reklamave dhe fotove.
Ajo ishte në gazeta, revista, në reklama, në suvenirë, në kalendarë e kudo.
Fama e saj kapi qiellin kur u përfshi në çështjen e vrasjes së ish- të dashurit, që u mbiquajt edhe “gjyqi i shekullit”.
Pasi u vdiq babai, duke e lënë familjen skocezo- irlandeze në varfëri, Nesbit nisi modelingun.
Shumë shpejt ajo ishte modelja më e kërkuar në Nju Jork.
Ajo përfundoi duke u martuar me milionerin Harry K. Thaw, pas këshillës së mamasë së saj.
Një vit më vonë, Thaw e çoi në një kabaret në Madison Square Garden.
Atje iu afrua ish- të dashurit të Nesbit, Stanford White, arkitektit që ka projektuar MSG-në, dhe e qëlloi tre herë nga afër, dy herë në fytyrë dhe njëherë në shpatull.
White e kishtë përndjekur vazhdimisht Nesbit.
Nesbit u dënua me tetë vite dhe i kaloi në një azil për çmenduri kriminale.
Ndërkohë Nesbit vazhdoi karrierën, këtë herë edhe me filma, ndërsa lindi një djalë.