Albspirit

Media/News/Publishing

Weber: Gjermania është kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan

Deklarata e Merkelit pas telefonatës me Trump-in ishte më e butë. A ka ndyshuar Gjermania qendrim ndaj çështjes së Kosovës? Tri pyetje për Bodo Weber, nga nisma e Këshillit të Politikave të Demokratizimit (DPC)

Eksperti i Ballkanit Bodo Weber: Jo ndryshim kufijsh në Ballkan, qendrimi i Gjermanisë nuk ka ndryshuar

DW: Zoti Weber, A mendoni se perëndimi ka filluar ta shohë çështjen ndryshimit të kufijve në Ballkan si një opsion të mundshëm për zgjidhjen e çështjes së Kosovës?

Bodo Weber: Deklaratën e Kancelares Merkel e interpretoj se Gjermania do të këmbëngulë në qendrimin e saj: Jo ndryshim kufijsh në Ballkan, jo ndarje të Kosovës ose këmbim territoresh. Paçka se gjuha e zonjës Merkel ishte më e butë se në deklaratat e mëparshme. Edhe fakti që kryeministri Plenkoviç mbajti një qëndrim kaq të qartë dëshmon se Berlini është duke kërkuar partnerë në BE për të ndalur marrëzinë e këmbimit të territoreve, për çka janë dakord me sa duket Thaçi, Vuçiç dhe Mogherini.

DW: Përse marrëzi?

Bodo Weber: Dialogu arriti në vitin 2013 suksesin më të madh kur e bëri Serbinë të pranonte se Kosova nuk është më pjesë e saj, nëse ajo dëshiron të hyjë në BE. Që zonja Mogherini e futi dialogun në krizë dhe si rezultat nuk është në gjendje të ruajë vijat e kuqe, është dëshmi e dobësisë së BE-së. Është i çuditshëm fakti që në Bruksel flitet tani lirshëm për die të tilla, që vënë në rrezik rendin e aritur me kaq mund në këto 30 vjet në Ballkan. Kjo gjithashtu është dëshmi për dobësinë e Perëndimit përballë nacionalistëve në Ballkan që pas fitores së Trumpit shpresuan se tani do t’u jepej ndonjë shans agjendave nacionaliste të parealizuara në vitet ’90.

DW: Çfarë do të ndodhë tani?

Merkel për Kosovën: Mbështesim çdo dialog që sjell rezultate
Bodo Weber: Lind pyetja se si e kanë menduar Vuçiç, Thaçi dhe Mogherini. Një plan i tillë nuk do të jetë i realizueshëm. Gjermania nuk do të lëvizë nga pozicioni i saj. Kjo do të thotë se një marrëveshje për këmbime ose ndarje territoresh nuk do të jetë e realizueshme, edhe nëse palët në Bruksel bien dakord. Dhe në rastin më ekstrem, nëse do të ketë ndonjë konflikt, Berlini do ta ndalë perspektivën e Serbisë dhe Kosovës për BE. Dyshoj se aktorët që e trumpetuan këtë politikë, kanë shpresuar se po të kthehen të gjithë, do të kthehet edhe Berlini. Por i kanë bërë hesapet gabim. Pra, do të shohim destabilizim në javët e ardhshme në rajon dhe ndoshta negociatat për marrëveshnjen përfundimtare të dialogut do të presin komisionin e ri dhe pasardhësin e Mogherinit.

Please follow and like us: