Albspirit

Media/News/Publishing

Predikuesi i kërkon falje Ariana Grandes për prekjen e gjoksit djathtas

Peshkopi që drejtoi funeralin e Areta Frenklinit i ka kërkuar falje Ariana Grandes, pasi u akuzua se e ka prekur në mënyra të pahijshme mbi skenë. Pamjet që u shpërndanë në internet tregojnë se si peshkopi Charles H Ellis III ia ka vendosur dorën sipër brezit, me gishtat që duket se prekin gjoksin e këngëtares. “S’ka qenë asnjëherë qëllimi im të prek gjirin e një gruaje”, tha ai për Associated Press. “Ndoshta i kam kaluar caqet, ndoshta jam treguar më miqësor se ç’duhet”,  shton ai,“Por sërish, kërkoj falje”. Predikuesi tha se gjatë ceremonisë së varrimit së këngëtares së quajtur si mbretëresha e muzikës Soul i kishte përqafuar të gjithë artistët, meshkuj e femra. Por shikuesit vazhduan të postojnë pamje nga funerali, kur Ariana Grande u ngrit për të kënduar këngën e Aretës “You Make me Feel Like a Natural Woman”. Shumë persona menduan se dora e peshkopit ishte vendosur në mënyrë të papërshtatshme në trupin e 25-vjeçares, teksa ai i fliste, dhe thonë se ajo dukej në siklet.Të tjerë, ndërkohë, kritikuan Arianën për mënyrën se si ishte veshur për një ngjarje të tillë, duke thënë se fustani ishte i shkurtër. Të tjerë, ndërkohë, thonë se duke e përqendruar vëmendjen te Ariana, në vend të priftit, ishte mizogjini. Debatuan se mënyra se si përqafonte prifti, meritonte më shumë vëmendje se ç’kishte marrë deri tani. Hashtagu #RespectAriana nisi të marrë shumë klikime në Twitter. Në internet u përhapën shumë postime me mendime të ndryshme. Peshkopi foli për Associated Press dhe tha se në kishë ata janë shumë miqësorë. “Gjëja e fundit që dua është që vëmendja të kalojë te unë. Kjo ditë është për Aretën”, tha ai. Gjatë funeralit ai kishte bërë edhe një shaka për emrin e saj: “Kur pashë emrin në listë, mendova se isha te menyja e Taco Bell”, tha ai. Shumë veta menduan se ishte batutë komike, por Bishopi kërkoi falje, meqë disa menduan se ishte pa shije. “Unë i kërkoj falje Arianës dhe adhuruesve të saj, dhe të gjithë komunitetit latin. Kur bën një program për nëntë orë rresht, përpiqesh të ruash gjallërinë dhe të futësh batuta herë pas here”, tha ai. Ariana Grande interpretoi në funeralin e Areta Frenklin bashkë me ikona si Stivi Uonder dhe Çaka Çan. Areta vdiq në moshën 76 vjeçare, nga kanceri në pankreas./BBC/

Please follow and like us: