Albspirit

Media/News/Publishing

Si iu dhurua Hrushovit, kostumi i Preng Bibë Dodës?

Ndrek Gjini

Napoleoni i III (1808 – 1873) ka qenë kumbari i Preng Bib Dodës. Këtë fakt e mësova veç disa muaj më parë. Një kolegu im, lektor i lëndës së Gjenealogjisë në Univeristetin Kombëtar të Irlandës në Galway, në pushimin mes seancave të një konference kushtuar Napoleonit të III më tha; – A ka në Shqipëri një muze kushtuar Bib Dodës?
Nuk jam i sigurt, – i thashë – por nuk besoj të ketë.
Atë mbrëmje, pas konferencës u takuam serish. Ai më foli gjatë dhe gjithë pasion rreth historisë së Bib Dodës dhe faktit se si Napoleoni i III u bë kumbari i djalit të vetëm të tij, Prengës. Napoleoni i dhuroj atij edhe një prej shpatave të tij; shpatë me te cilën i biri, Prenga ka pozuar me krenari në disa foto të tij, i veshur me kostumin kombëtar shqiptar.
Në ditët në vijim nisa të gërmoj në biblotekën e Universitetit dhe në internet për të gjetur diçka më shumë rreth këtyre fakteve. Punët e ngjeshura të përditshmërisë time ma bënë ta lë pas dore këtë kërkim.
Por fatmirësisht krejt papritur një tjetër koleg që jep lëndën e Historisë së Rusisë, më flet disa jave me vone, rreth vizitës së Hrushovit në Shqipëri. Madje ai më tregon edhe për një pemë që Hrushovi ka mbjelle në kryeqytetin shqiptar, dhe një dhuratë që Hrushovi ka marrë nga Enver Hoxha. Kjo dhuratë ishte një kostum tradicional shqiptar i veshur nga Preng Bib Doda.


Preng Bib Doda, ka qenë Princi i Mirditës. Ai lindi në Orosh të Mirditës në vitin 1858 në familjen e Gjomarkajve. Gjomarkajt ishte autoriteti me i larte i pleqërimit të kodit zakonor shqiptar(kanunit) në Gegëri dhe prijësit tradicional të Mirditës.
Ai ishte një ndër drejtuesit kryesor të Lidhjes Shqiptare te Prizrenit. Komandant i Lidhjes se Shkodrës dhe komandant i forcave Mirditore e Shkodrane që luftuan në mbrojtjen e Hotit e Grudës nga malazezet ne vitin 1880.
Kandidat për fronin mbretëror të Shqipërisë në vitin 1914, dy here zëvendëskryeministër dhe dy here minister. Nder figurat me te shquara te kombit shqiptar, me një kontribut te jashtzakonshem ne drejtimin e kryengritjeve për liri e pavarësi! U vra me 22 mars ne vitin 1919 ne Zejmen të Malësisë së Lezhës. Pas vrasjes së Preng Bib Dodës, për një periudhë të shkurtër Mirdita u drejtua nga e shoqja, Luçia. Më pas, parinë e Mirditës e mori kapedan Marka Gjoni, po nga familja e Gjomarkajve.
Keto fakte nuk kane ndonjë peshe apo rendesi te veçantë në historinë e një vendi. Por, nese ne do t’i perdornim këto muze (te munguara, vende, madje dhe peme, për nxitjen e industrise se turizmit, ato do te luanin nje rol jo te vogel ne thithjen e turisteve të kulturës dhe historise; turiste të cilët këto vitet e fundit jane kthyer ne trend ne gjithe boten.
Do ishin me dhjetra mijera turiste franceze qe do ta vizitonin këtë muze (te munguar) te Bib Dodës. Dhe, po aq, ne mos me shumë rusë, që do vizitonin këtë peme, (ndofta tani e prere per t’i lëshuar vendin ndonjë pallati shumekatesh ndertuar vitet e fundit, apo ndonjë objekti tjeter).

Pse e shkruajta këtë histori

Keto shenime te shkruara nxitimthi ne laptopin tim muaj me pare do kishin fjetur aty gjate, ose mund te kisihn humbur krejt pas disa viteve, kur ky loptop do ishte prishur, po te mos ma nxsite kureshtjen rreth kesaj teme nje shkrim brilant i mikut tim nga Kosova, Profesor Nexhmedin Spahiu.
Ja cfare shkruan ai nder te tjera ne shkrimin e tij te botuar para pak diteve:

Katoliket e Mirdites me Sulltan Muratin I kundër princit Llazar
Kur me 28.06.1389 u zhvillua Beteja e Kosoves, shqiptaret u rreshtuan ne te dy palet kundërshtare. Derisa Balshajt moren pjese ne anen e princit Lazar Hrebljanoviq, mirditoret – me kapedanin e tyre – u rreshtuan ne krahun e Sulltan Muratit I. Meqe osmanet e fituan luften, per kete mirditoreve iu garantua autonomia, të cilën e gëzuan deri ne shekullin XIX. Mirditoret nuk paguan fare taksa dhe qeveriseshin me kanunin e maleve, ndersa i vetmi detyrim i tyre ndaj sulltanit ishte qe te shkonin ne lufte kurdo qe te kishte nevoje sulltani, me ç’rast u takonte plaçka e luftes.

Bib Doda dhe Lufta e Krimese
Rasti me i njohur i pjesëmarrjes se mirditoreve në luftërat osmane ishte Lufta e Krimese (1853-1856) kur roli i ketyre 5.000 luftëtarëve ne krye me kapedanin Bib Doda (1820-1866) ishte vendimtar për fatet e betejës kryesore. Ashtu si e shpjegon romancieri i pare shqiptar, Dom Ndoc Nikaj (1865-1951), qe ishte i biri Gjoke Jake Nikajt, njerit prej ketyre luftetareve te Bib Dodes, kur ushtrite osmane, angleze e franceze ishin duke u mundur nga ushtria ruse ne betejen kryesore, mirditoret – duke mos përfillur qofte me te voglin rregull ushtarak, duke rrezikuar jeterat e tyre ne maksimum – i shkaktuan habi ushtrise ruse dhe e thyen ate. Per rrjedhoje, Sulltan Abdylmexhiti I (sundoi ne përiudhën 1839-1861) i dha Bib Dodes titullin Pashe, ndersa Perandori i Frances, Napoleoni III (sundoi ne periudhën 1852-1870) u be kumbar i djalit te vetem te Bib Dodes, Prenkut (1860-1919).

Please follow and like us: