Sonila Meço: Nuk po gjen derman merkato mediatike
Nuk po gjen derman merkato mediatike këtë sezon dhe nuk ka më dyshim se prurja e programeve të reja të showman-it gjithëfarësoj po shkatërron dhe trullos konkurencën.
Pasi pushteti i thirri mendjes, se më me leverdi se kapja e mediave ekzistuese është futja vetë në biznesin mediatik dhe showbiz, në zhanret info, entertainment, infotainment, dokumentar dhe reality, duke llogaritur buxhetet edhe më të larta se televizionet, platformat, sponsorët e rreshtuar vullnetarisht, audiencën me avatarë deri nga Kina e Xhibuti, PR-in e fuqishëm ndërkombëtar dhe kohën e lirë në dispozicion krahasuar me aktorë të tjerë mediatikë, tashmë nuk mbeten më avantazhe konkuruese për mediat dhe figurat aktuale të ekranit.
Së shpejti programe, patenta dhe rubrika të reja nga pushteti, që fton pronarët mediatikë dhe ikonat televizive të çdo zhanri të logjikojnë për konkurencën e ashpër, që i pret. Ndërsa publiku të mos mashtrohet më nga merkato e çoroditur, një përpjekje e pashpresë e mediave ekzistuese për të përballuar supermedian.
Së fundmi shumë emra të njohur të ekraneve shqiptare kanë lëvizur në televizione të ndryshme.