Vuçiç: E vështirë të gjejmë zgjidhje për Kosovën
Presidenti serb, Aleksander Vuçiç tha se do të jetë e vështirë që të gjendet një zgjidhje për Kosovën.
“Ne do të vazhdojmë që të ofrojmë paqe dhe kompromise dhe të kërkojmë se çka është mundshme, realistike, e drejtë dhe racionale për serbet dhe shtetin e Serbisë” u shprehë Vuçiç.
“Kur të dëgjoni se çfarë thonë kryeministri kroat Plenkoviç, Kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinën Denis Zvizdic dhe disa të tjerë atëherë bëhet e qartë për të gjithë serbët dhe qytetarët e Serbisë që po luftojnë për ruajtjen dhe arritjen e interesave kombëtare shtetërore” tha Vuçiç pa shpjeguar se çfarë saktësisht ju referua duke përmendur emrat e zyrtarëve të vendeve fqinje.
Vuçiç po ashtu tha se ai priste që kundërshtarët e tij politik në Serbi të bënin festë pas deklaratave të disa zyrtarëve evropian dhe shqiptarë që dolën kundër ndryshimit të kufijve por, siç theksoj presidenti serb, kjo do të thoshte se kufijtë e Kosovës së pavarur nuk do të ndryshoheshin.
Këto deklarata presidenti serb i tha në Novi Sad deri sa po inauguronte urën e ndërtuar të lumit Dunav. /Indeksonline/