Albspirit

Media/News/Publishing

Irina Hysi: Shekulli im!

Shekulli im!
Çfarë thonë poetët?
Vij të pyes veten nëse ekziston ndonjë e vërtetë,
ndonjë e vërtetë prej këtyre dukurive që shihen,
nga sa dëgjohen apo nga sa e sa preken realitetesh,
pse shpirti nga shpirti shkëputet?
Kaq e habitshme!
Kur ne të gjithë duam shumë, dhe asgjë…
A ekziston ndonjë e vërtetë miqtë e mi?
Kur ne të gjithë po largohemi nga ç”duam shumë?
Pse, kur mendimet tona ndër pikëza thellohen?
Ku zhyten e zhyten qeniet tona njerëzore?
Çfarë fuqie kanë poetët?
Ata që presin rrezet e para të agimit?
I shikoni ju kalimtarë, ju të gjithë?
I shikoni drejt e në shqisë si më shumë shkëlqejnë?
Imagjinojnë, flasin, fillojnë shkruajnë…

Janë hyjnorë poetët!

Please follow and like us: