Ministri Bytyqi njoftoi se edhe në këtë vit do të jenë librat falas
Hafize Elshani
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2018/2019 në një konferencë për media uroj nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor. Po ashtu ju drejtua prindërve që të bashkëpunojnë më shumë,që të kenë suksese të përbashkëta.
Ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi tha se librat do të jenë falas edhe në këtë vit, nga klasa e parë deri në klasë të nëntë. “Librat do të jenë falas nga niveli 1 deri në nivelin 9, në shumicën e komunave janë shpërndarë deri me datë 6 do të përfundoj shpërndarja në të gjitha shkollat”, tha Bytyqi
Ministri tha se disa shkolla nuk kanë filluar sot fillimin e vitit shkollor, për shkak që në ato shkolla është duke u rinovuar. Bytyqi tha se muaji shtator do të jetë muaji që do të fillojë matja e performancave të mësimdhënsve, po ashtu ai theksoi se është futur ligji i ri për inspektoriatin dhe që është duke u punuar për tekste mësimore. “Eshtë futur në fuqi ligji i ri për Inspektoriate i cili do të hap rrugë që të kemi një prani me të theksuar të inspektoriatit në sistemin arsimor, po ashtu është duke u punuar për ligjin për tekste mësimore, një projek ligj për tekste mësimore. Ky projektligj do të na ndihmojë që të kemi tekste të reja dhe me përputhje me standardin të cilat janë të nevojshëme për sistemin arsimor”, tha Bytyqi
Po ashtu Ministri Bytyqi theksoi se në vitin 2019 do të jenë shtesë 100 asistentë, për nxënës me nevoja të veçanta.
Në pytjen e bërë nga Botapress, “Cilat probleme kanë mbetur pa u zgjidhur nga viti i kaluar dhe cilat janë ato” ai tha se “probleme ka shumë dhe mund të them se është e vështirë që të gjindet zgjidhje menjëherë, ajo çka na mbetet është çështja e trajnimit të mësimdhënësve në nivelin e njohurive të duhura për përdorimin e kurrikulave të reja”, tha Shyqyri Bytyqi, Ministri i Arsimit
Botapres e pyti dhe lidhur me çështjen se që disa vite është duke u folur për hartimin e një Historie të përbashkët mes Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë, se sa është punuar në këtë fushë? Ministri tha se nuk ka shumë informacione lidhur me këtë pyetje. “uk kam shumë informacione të detajuar lidhur me këtë çështje, konsideroj që çka do që ka nevojë Ministria e Arsimit me e përkrah, ne do ta përkrahim, por kjo çështje u takon historianëve”, tha Bytyqi.
Ndryshe nga vitet e kaluara ku viti shkollor fillon me 1 shtator, ky vit shkollor startoi me 3 shtator. /botapres.info/