Basha: Pse ky parlament duhet bojkotuar?
Kuvendi nisi sesionin e ri të punimeve, pa praninë e opozitës, e cila në po të njëjtën orë kishte zgjedhur Shkodrën për të zhvilluar mbledhjen e saj. Ku më mirë sesa në Shkodër, opozita do të artikulonte fortë akuzat në drejtim të qeverisë. Kujtojmë që në pak muaj ky qytet është tronditur nga një seri vrasjesh dhe ngjarjesh të tjera kriminale. Gjatë fjalës së tij para deputetëve të PD-së dhe LSI-së, Lulzim Basha tha se opozita vendosi të ishte në Shkodër, pasi në Kuvend janë eksponentët e ‘Rilindjes’ të lidhur me krimin. Ai përmendi deputetët Fatmir Xhafaj, Taulant Balla e Jurgis Cyrbja.
“Si mund t’i kërkohet opozitës të ulet dhe të bëjë ligje me Fatmir Xhafën deputet e ministër, kur ai duhet të ishte nën hetim. Si mund të na kërkohet të ulemi dhe bëjmë reforma me Jurgis Cyrben, anëtarin e vetëshpallur të bandës së Emiljano Shullazit dhe Lul Berishë. Si mund t’i kërkohet opozitës të negociojë me Taulant Ballën e ‘Toyota Yaris’, i cili pranon publikisht se ka miqësi me një trafikant të dënuar droge, anëtar të bandës së Lushnjes. Vendi ynë nuk të jetë fole krimi siç është godina e parlamentatit”, u shpreh Basha.
Në vijm kreu i opozitës tha se Edi Rama është një kryeministër në letër, Famir Xhafaj është një kryeministër në letër. Sipas Bashës, policia e Shkodrës është në gjunjë para krimit dhe se drejtori i policisë duhet të dorëhiqet.
“Krimi ua ka marrë kalanë nga brenda. Ka marrë Fatmir Xhafën, kampionin e reformës në drejtësi, që vendosi standardet se kur një gjyqtar apo prokuror fotografohet me një person me rekorde, humbet vendin e punës. Fatmir Xhafa nuk është më asnjë sekondë ministër i Brendshëm, por është thjesht vëllai i Agron Xhafës”, tha Basha.
Kreu i PD-së renditi gjithashtu një seri ngjarjesh kriminale që kanë ndodhur në Shkodër dhe mbarë vendin, ngjarje që siç tha ai, dëshmojnë se modeli 5-vjeçar i Edi Ramës është shkrirja e pushtetit të tij me pushtetin e krimit.
“Për pushtetin e tij kaluam nga një ministër i brendshëm që e bente drogën me kushërinjtë e tij te një ministër që e ben drogën me vëllain e tij. Situata nuk ka qenë kurrë më kritike sesa sot”, u shpreh Basha.
Ndërkohë mazhoranca vijoi e vetme seancën në Kuvend, seenacë që nuk zgjati shumë. Në fjalën e tij, ministri Fatmir Xhafaj mori fjalën dhe u mundua të relativizonte situatën e rëndë nga kriminaliteti në vend. Ende nuk dihet se çfarë qendrimi do të mbajë opozita në vijim. Bojkot i Kuvendit, protesta, po djegie të mandateve?!