F. PESSOA: TË GJITHA LETRAT E DASHURISË
Të gjitha letrat e dashurisë janë
qesharake.
Nuk do të ishin letra dashurie nëse s’do të ishin
qesharake.
Edhe unë n’kohën time kam shkruar letra dashurie,
njëjtë si të tjerët,
qesharake.
Letrat e dashurisë, nëse ka dashuri,
duhet të jenë
qesharake.
Por, në fund të fundit,
veç ato krijesa që s’kanë shkruar kurrë
letra dashurie,
janë tamam qesharake.
Ah sikur të vinte edhe një herë ajo kohë
kur pa e vënë re
shkruaja letra dashurie,
qesharake.
E vërteta është se, sot,
kujtimet e mia për ato
letra dashurie,
janë qesharake.
Të gjitha fjalët e pazakonta,
ashtu si ndjenjat e pazakonta,
janë natyrisht,
qesharake.
Përktheu: Orjela Stafasani
Please follow and like us: