Albspirit

Media/News/Publishing

Hera e parë beqare dhe del me dy meshkuj, mësoni deklaratën e këngëtares

Reperja e famshme amerikane, Nicki Minaj njihet për natyrën e saj pa komplekse. Këtë herë ajo ka rrëfyer disa detaje interesante nga jeta e saj për emisionin “Ellen DeGeneres Show”.

E pyetur nëse ka të dashur, 32-vjecarja zbuloi se po del me dy meshkuj gjatë kësaj periudhe.

“Është një djalë i ri, mirëpo unë dhe ai jemi larguar pak nga njëri-tjetri. Por është edhe një djalë tjetër me të cilin dal prej disa javësh”,- tha këngëtarja pa bërë publik emrat e tyre. Gjithashtu shtoi se është hera e parë që është beqare pasi lidhjet e saj të dashurisë filluan që prej moshës 15-vjeçare pasi e mendonte të domosdoshëm një mashkull në jetë. Tani nuk e mendon më këtë dhe ndihet shumë mirë pa praninë e një partneri.

Edhe pse po del me dy djem njëkohësisht, ylli i rapit amerikan mohon të jetë në një lidhje dashurie.

Please follow and like us: