Albspirit

Media/News/Publishing

JICA mbështet edukimin financiar të fermerëve në vendin tonë

Albert Z. Zholi

Agjensia Japoneze për Bashkepunim Nderkombetar (JICA), mbështet edukimin financiar të fermerëve në vendin tonë.

 

Mbajtja e regjistrimeve të thjeshta të karakterit ekonomik dhe financiar, nga familjet e vogla fermere që kryejnë aktivitet ekonomik, ka një vlerë të vecantë, për vetë sipërmarrësit e vegjël të bujqësisë, në mënyre që ata vetë të jenë në gjendje të kuptojnë eficencën dhe përfitueshmërinë e aktiviteteve që ata kryejnë.

Por evidentimi i këtyre të dhënave po bëhet dita ditës një domosdoshmëri, në mënyrë të vecantë, për fermerët e vegjël që aplikojnë për të përfituar mbështetje në formë GRANT nga skemat kombëtare dhe ato të Bashkimit Europian (IPARD) të subvencioneve në bujqësi. Krijimi dhe prezantimi i një Plan Biznesi real e të mbështetur në të dhëna të verifikueshme, është një faktor tejet i rëndesishëm në perceptimin pozitiv të aplikimit për GRANT dhe miratimin e tij.

Në adresim të problematikës të sipër-përmendur, dhe në kuadër të ndihmës  zyrtare per zhvillim, të Japonisë për Shqipërinë, Agjensia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar JICA, organizoi, në rrethin e Lushnjes, në datat 26, 27 dhe 30 Korrik,  një seri seminaresh trajnuese, në mbështetje të edukimit financiar të fermerëve.

Në këto aktivitete morën pjesë rreth 75 fermerë nga zonat bujqësore të rrethit të Lushnjes, të cilët u njohën me disa praktika efektive në lidhje me mbajtjen e regjistrimeve financiare të aktiviteteve që ata kryejnë.

Gjatë seminareve u prezantua dhe “Fletorja e Fermerit” si një instrument i thjeshtë por i rëndësishëm në shërbim të evidentimit të aktivitetit financiar të fermerëve të thjeshtë.

Ideja për utilizimin e “Fletores se Fermerit” është marrë në një prej trajnimeve të ofruara nga JICA, Agjensia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar, ne Japoni, ku specialiste te admiistrates publike jane trajnuar për të zhvilluar më tej kapacitetet e tyre menaxuese.

Përvec kësaj sipërmarrje në mbështetje të eduklimit financiar të fermerëve , JICA po zbaton në Shqipëri një tjetër Projekt të rëndësishëm, në mbështetje të  zhvillimit të sektorit të mikrofinancës, përmes të cilit synohet të përmirësohen ndjeshëm shërbimet financiare në dobi të familjeve të vogla fermere .

JICA është Agjensia e Qeverise se Japonisë përgjegjëse për zbatimin e ndihmës zyrtare për zhvillim (ODA), përmes programeve të kredive për zhvillim, ndihmës GRANT dhe Projekteve të Bashkëpunimit Teknik. Deri tani JICA ka zhvilluar Projekte të ndryshme në Republikën e Shqipërisë në sektorët e bujqësisë, zhvillimit të infrastrukturës,kujdesit mjekësor, arsimit dhe mjedisit.

 

Please follow and like us: