Memushaj: Kundër Izraelit ndeshje e vështirë, do të luajmë në sulm
Ledian Memushaj ka rigjetur formën më të mirë me rikthimin te Pescara në Serinë B.
Gjatë një konference për mediat fantazisti kuqezi është rikthyer edhe te Shqipëria, nga trajneri Christian Panucci, i cili preferoi ta lërë jashtë gjatë miqësoreve të 2018-ës, ashtu si të 2018-ës, ashtu siç veproi me Migjen Bashën.
Si ka ndikuar rikthimi te Pescara?
Kam dëshiruar të kthehem sërish aty, pasi kam kaluar një nga periudhat më të bukura të karrierës time, ndaj nuk dëgjova asnjë ofertë tjetër. Te Benevento, fillimisht luajta shumë, por pas janarit, kur kërkova edhe largimin, më lanë në stol dhe nuk është se ishte një situatë e këndshme.
Çfarë duhet të bëjmë për të përsëritur ndeshjen në Izrael?
Do të jetë ndeshje më e vështirë se në Izrael. Ne do duhet të luajmë më shumë në sulm, ata duhet të mbrohen. Ka shumë çuna të rinj që janë të fortë. S’jemi ata që ishim. Duhet të shikojmë.
Sa të ka munguar Kombëtarja?
Më ka munguar shumë. Nuk erdha për kartonin. U dëmtova, bëra operacionin te kavilja. Pastaj nuk erdha. Ishalla të premten bëjmë ndeshjen e mirë. Nuk i duhet vetëm Ledjani Shqipërisë, i duhen të gjithë. Nuk kemi folur me Panucçn, dje erdhëm, nuk jemi stërvitur akoma. Nuk besoj te një lojtar, pasi në radhë të parë është grupi që ka bërë diferencën. Nuk kemi Mesin dhe Ronaldon, ky ekip varet nga grupi. Më vjen keq që nuk është Roshi dhe Sadiku, janë shumë të rëndësishëm.
Pescara mund të ngjitet në Serinë A?
Nuk e di mendoj për Izraelin.