Albspirit

Media/News/Publishing

Trump kundër ofensivës në Idlib: Do bënit gabim të rëndë

Donald Trump bën një tjetër ndërhyrje në krizën siriane me paralajmërimin e drejtuar regjimit vendas dhe aleatëve të tij, ruse e iraniane kundër sulmeve impulsive mbi province e Idlibit, të kontrolluar nga rebelët. Përmes Twitter-it, Shefi i Shtëpisë së Bardhë paralajmëroi për një gabim të rëndë humanitar si pasojë e të cilit mund të vriten mijëra vetë. Raportet në mediat ndërkombëtare tregojnë prej ditësh se forcat qeveritare siriane po përgatisin një ofensivë të fuqishme ndaj bastionit te fundit të rëndësishëm të rebelëve në vend.

Edhe OKB-ja ka paralajmëruar në disa raste se një fushatë e tillë mund të ketë pasoja shkatërrimtare për civilët.

Departamenti amerikan i shtetit gjithashtu paralajmëroi të hënën se Uashingtoni do t’i përgjigjej çdo sulmi kimike nga qeveria siriane apo aleatët e saj.

“Të gjithë sytë janë tek veprimet e Assadit, Rusisë dhe Iranit në Idlib, shkroi” ne twitter ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Nikky Haley.

Forcat kundërshtare të regjimit janë mposhtur në pjesën dërrmuese të Sirisë dhe ofensiva në këtë provincë veriore mund të jetë e fundit e madhe e luftës civile të vendit.

Nga të dhënat e Kombeve të Bashkuara, në Idlib mendohet të jenë akoma rreth 30.000 luftëtarë xhihadistë të Al Nusrës dhe Al Kaedës. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov citohet të ketë thënë se “terroristët duhen zhdukur prej andej”, por ndërkohë nuk është menduar për civilet dhe nuk ka ende një përgjigje ndaj kërkesave të OKB-së që atyre t’u krijohet mundësia e largimit të përkohshëm përmes korridoreve humanitare.

Please follow and like us: