Albspirit

Media/News/Publishing

Facebook e Twitter merren në pyetje nga Kongresi në SHBA

Drejtuesit e dy gjigandëve të rrjeteve sociale Facebook dhe Twitter, po merren në pyetje nga kongresmenët amerikanë në lidhje me hapat e tyre për të çrrënjosur operativët rusë dhe agjentët e tjerë, që po bëjnë përpjekje të ndikojnë zgjedhjet e ardhshme për Kongres. Kongresi ka hedhur akuza një vit më parë ndaj dy rrjeteve sociale, se kanë qenë në ballë të përpjekjeve të Rusisë për të ndërhyrë në Presidencialet amerikane të 2016. Përpara seancës dëgjimore në Komitetin e Senatit për Inteligjencë, themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, tha në një artikull të publikuar në Ëashington Post se kompania e tij është e angazhuar në një “garë armësh” me hakerë të sofistikuar që duan të dëmtojnë demokracinë. “Ndërmarrjet si Facebook përballen me kundërshtarë të sofistikuar dhe të financuar mirë, të cilët po forcohen gjithnjë e më shumë”, tha Zuckerberg. “Është një garë armësh dhe sektori publik dhe ai privat në SHBA duhet t’i mbledhin forcat për të mbrojtur demokracinë e Amerikës nga ndërhyrja nga jashtë”, shtoi Zuckerberg. Përpara seancës dëgjimore, Facebook paraqiti dëshmi me shkrim që përshkruante se si kishte fshirë 1,27 miliardë llogari të rreme në nivel global në mes të tetorit 2017 dhe marsit 2018. Facebook tha se kishte të punësuar 20,000 njerëz për të punuar në sistemin e  sigurisë. Google ka refuzuar të dërgojë shefin e tij, duke deklaruar se nuk e kuptojnë problemin. Ndërsa përfaqësuesit e Twitter ndodhen në kongres.

Please follow and like us: