Luana Vjollca mbërrin deri në Azi
Luana Vjollca është një nga moderatoret më të njohura shqiptare. Përveç shumë intervistave që ka dhënë në vendet fqinje ku jetojnë shumë shqiptarë, fama e Luanës ka mbërritur deri në Azi. Mediat vendase shkruajnë shumë për të duke e prezantuar si një femër shumë të bukur dhe energjike.
Luana ka dhënë një intervistë për një nga mediat e njohura në Nepal, shtetin që ndodhet në Azinë Jugore. “Luana Vjollca është një personalitet shqiptar. Znj. Luana është një prezantuese karizmatike, e njohur për bukurinë dhe energjinë e saj, duke u kthyer në një shembull që puna vlerësohet. Luana nuk është vetëm në listën e më të kërkuarave në biznesin televiziv si një moderatore dhe producente, por gjithashtu është një këngëtare shumë e njohur, modele dhe një mbretëreshë e medias sociale,”- shkruan “kathmandutribune.com”.
Madje e njëjta medie ka bërë një listë me gjërat karkteristikë për moderatoren Vjollca.
- Është shumë punëtore dhe do që t’i komandojë ajo gjërat.
- Lutet çdo natë para se të flejë.
- Mund të korruptohet me një ushqim të mirë.
- Ëndrra e saj e fëmijërisë ishte të bëhej këngëtare.
- Do që një ditë t’i ndihmojë të gjithë fëmijët,”- shkruan “kathmandutribune.com” më tej.
Burimi: https://kathmandutribune.com/5-things-you-didnt-know-about-luana-vjollca/