Albspirit

Media/News/Publishing

Sulejman Mato: Ajo dhe muret

 

Djathtas mure,
majtas mure.
Midis mureve ajo.

Lëviz e vetmuar.
Nga dhoma e gjumit gjer në kuzhinë.
Prek me dorë pjatat, lugët, pirunjtë.
Ka kohë që nuk ka shtruar një tavolinë pritjeje.
I shoqi i saj dhjetë vjet që ka vdekur,

Herë pas here cicërin telefoni:
-Mami? Si je?
-Mirë…
Një ” mirë” e mekur,
një “mirë” trembur,
një “mirë” e ftohur,
një “mirë” e hidhur.
Një “ mire” që nuk është aspak “mirë”
një “mirë” orë e çast e minuar
me takikardi dhe hypertension.

Po ajo s’flet. S’i ankohet askujt.
As të gjallëve as të vdekurve.

Mbledh thërrimet e bukës mbi tavolinë.
niset t’i hedhë në kosh. Me thërrime në dorë
përfundon në korridor.
“ U qyqja!. Ku e pata mendjen? Cfarë desha të bëja?
Tani më ka lënë dhe mendja.

Cërr… cërr ! telefoni
Herë pas here shqyen muret
-Mami? Si je?
-Mirë…!
Një “mirë” e mekur,
Një “mirë” e trembur,
Një “mirë” e ftohur,
Një “mirë” e hidhur.

Zonja e shtëpisë vertitet nëpër shtëpi.

Djathas mure ,
majtas mure…
Brenda mureve një qenie që pret
si në katakombin e vet.

Please follow and like us: