Adi Krasta rikthehet në ekran
Adi Krasta rikthehet në ekran. Gazetari e prezantuesi i njohur televiziv sapo ka nënshkruar kontratën e bashkëpunimit me televizionin News 24, shkruan BalkanWeb.
E hëna dhe e marta do jenë dy ditët në të cilat Krasta do të jetë në “prime time”.
Emisioni do të ketë si logo te tij, inicialin “A”, të cilin Krasta e ka përdorur edhe herë të tjera.
Pritet që prezantuesi i njohur të ketë një bashkëpunim afatgjatë me televizionin. Dy projekte të tjera parashikohet të realizohen prej tij në muajt e parë të vitit 2019.
Moderatori në bashkëpunim me stafin e News24 ka nisur menjëherë nga puna për ndërtimin e studios së emisionit, dhe brenda pak javësh pritet të dalë në transmetim.
Please follow and like us: