Asmer Bilali, ish-kampioni i boksit sot në pranga. Gazetari: Dyshohet se ishte objekti i atentatit ku u vra biznesmeni Ferracaku
Katër persona janë arrestuar në Shkodër, mes tyre Asmer Bilali, ish-kampion në boks. Policia e Shtetit në një deklaratë për mediat, nuk i vendosi një vepër penale specifike Bilalit por tha se “në funksion te hetimeve te ngjarjeve te fundit kriminale te ndodhura ne Shkodër janë ndaluar disa elementë me rrezikshmëri shoqërore te larte, anëtarë të grupeve kriminale aktive”.
Një natë më parë, gazetari investigativ, Artan Hoxha se “në ngjarjen e rëndë kriminale ku u vra biznesmeni Arjan Ferracaku, objektivi i vërtetë i asaj vrasjeje ishte Asmer Bilali, i cili ishte shok i ngushtë i viktimës. Të dy personat ishin shumë të ngjashëm fizikisht dhe kishin pasion sportin e hipizmit dhe shpesh herë dilnin bashkë për të kalëruar. Madje edhe kuajt e të dyve ishin thuajse identikë me ndryshime të vogla në ngjyrë dhe në racë”.
Asmer Bilali, është person me precedentë penale të mëparëshëm në policinë e Shkodrës si i dyshuari kryesor për plagosjen e Hermes Beqirit në një nga lokalet e qytetit. Për ngjarjen e ndodhur në vitin 2017, Asmer Bilali u arrestua në fshatin Grudë ku ishte larguar me motorin e tij për t’ju fshehur policisë. Atij iu gjet edhe një armë tip pistoletë që mendohet se është përdorur për kryerjen e krimit”.
Astmer Bilali, 29 vjeç ka lindur dhe është banues në Shkodër. Bilali ka qenë dhe një ish-kampion boksi.
Në vitin 2012 Astmer Bilali ishte boksieri i vetëm nga katër kuqezinjtë që mundi të kualifikohej një tur në turneun kualifikues të Lojërave Olimpike “Londër 2012”.
Por, humbja që pësoi në raundin e 1/8-ve me boksierin rumun Ionut George i dha fund edhe ëndrrës kuqezi për t’u përfaqësuar për herë të parë në historinë e saj me sportistë në një eveniment si Lojërat Olimpike.
Deklarata e plotë e policisë së shtetit për arrestimet në Shkodër:
“Forca e Ligjit” në veprim, goditen disa pjestarë të grupeve kriminale në Shkodër.
Pas një hetimi intensiv disa mujor mbi veprimtarin e grupeve kriminale ne qarkun Shkoder, zhvilluar keto hetime ne kuader te Operacionit “Forca e Ligjit”, si dhe në funksion te hetimeve te ngjarjeve te fundit kriminale te ndodhura ne kete qytet, Policia e Shtetit, perkatesisht Drejtoria Vendore e Policisë, Departamenti i Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme, Forcat speciale RENEA, FNSH, Trupat e posaçme operacionale ne bashkepunim me Organin e Prokurorise, kanë arritur te ndalojne dje në qytetin e Shkodrës disa elementë me rrezikshmëri shoqërore te larte, anëtarë të grupeve kriminale aktive ne kete territor, por edhe me gjere.
Veprimtaria hetimore disa mujore e Policise se Shtetit e zhvilluar ne kete kuader ka konsistuar ne pergjimin, ndjekjen dhe gjurmimin e ketyre elementeve kriminal si dhe mbledhjen e te dhenave ne rruge operative me qellim evidentimin sa me te plote dhe sa me te qarte te veprimtarise kriminale te personave te dyshuar per kryerjen e kesaj veprimtarie.
Bazuar në 19 urdhra kontrolli të miratuar me vendim gjykate Policia e Shtetit ushtroi kontrolle në 20 banesa e lokale tregetare të perdorura prej personave të dyshuar si anëtarët te grupeve kriminale.
Operacioni nisi dje rreth orës 02:30 të mëngjesit.
Gjatë këtij operacioni u arrestuan 4 persona, 1 është në kërkim.
Të arrestuar janë :
• Ilir Rustemi Bajri, 42 vjeç, lindur e banues në Dobraç, Shkodër;
• Emrah Plaku, 22 vjeç, lindur e banues në Shkodër;
• Astmer Bilali, 29 vjeç, lindur e banues në Shkodër;
• Erogen Brajoviç, 36 vjeç, lindur e banues në Shkodër;
Gjithashtu janë sekuestruar armë, municione, mjete të blinduara dhe sende të tjera te poseduara ne menyre të paligjshme.
Konkretisht janë sekuestruar:
• 3 armë zjarri, (2 kallashnikovë dhe 1 pistoletë);
• 6 mjete të blinduara;
• rreth 800 fishekë;
• 1 armë e ftohtë
• 10.500 euro;
• 3 makina lojërash fati;
• njësi kompjuterike, DVR, CD dhe USB;
• telefona celularë dhe karta telefonike;
• 2 veshje antiplumb.
Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet perkatese procedurale me kete rast për të zbardhur rolin dhe aktivitetin anti-ligjor të të dyshuarve dhe disa personave të tjerë të lidhur me ta.
Ne deshirojme te falenderojme shume perzemersisht qytetaret e Shkodres per mbeshtetjen qe na japin cdo dite ne ushtrimin e detyres sone te veshtire dhe vecanerisht per qetesine dhe mbeshtetjen qe na dhane gjate ketij operacioni.
Ne i sigurojmë qytetarët e Shkodrës dhe gjithe Shqiperise se do të vazhdojmë të jemi të angazhuar për të garantuar qetësi, rend e siguri per ta duke goditur me ashpërsin e forës së ligjit cdo individ të përfshirë në aktivitet kriminal.