Këshilla për shoqërinë nga Dr. Xhoi Jakaj
Në rubrikën këshillla për të ju ardhur në ndihmë për disa probleme sociale që shqetësojnë shoqërine, kam menduar që herë- pas here të trajtoj tema të adoleshencës .rinisë dhe femrave në integrimin e tyre, unë duke pasur njohuri të duhura për shkak të specializimeve dhe kualifikimeve të mia,do jem pranë jush ne çështjet më kryesore që trazojnë jetën tuaj
Adoleshentët e sotëm moderne kanë të theksuar prirjet për cigaren dhe lëndët psikotrope.
Si duhet të sillemi me një adoleshënt në rastet kur ai është i dhunshëm e me prirje për përdorim duhani, alkoli apo lëndësh narkotike?
Parandalimi është me i lehte se shërimi…
1-Tregojeni me fjalë dhe shembuj konkretë që përballimi i situatave të vështira dhe i problemeve që nisin në jetën e një adoleshenti për arsye të ndryshme nuk zgjidhen duke përdorur alkol. duhan apo lendë narkotike. sqaroje me durim e kujdes që gjithkush i ka hyrë asaj rruge. përfundimi i tij ka qënë dështimi në jetë, në familje, karrierë, dhe shpesh-herë në dashuri……
2-Nëse nuk ka motive të vlefshme,dhe ka rënie në mësime, probleme në familje, apo gjendet nën një plogështi totale, kjo situatë duhet të merret si sirenë alarmi, e nëse do identifikoheshin në kohën e duhur, problemi juaj do jete më i lehtë për tu zgjidhur.
3-Kontrolloni mënyren si fëmija juaj në adoleshencë i shpenzon paratë dhe nëse ke nuhatur që përdor duhan apo cigare hashashi është momenti ti reduktoni shpenzimet dhe të i ndryshoni në mënyrë të menjëhershme ritmin e veprimeve ditore, e të konsultoheni me specialistë, shpesh prindërit për të mbuluar mungesat e tyre pranë adoleshëntëve, maskohen nën petkun e parasë për ti kompensuar deri diku kohën prane tij, e në vend që ta ndihmosh i ke dhënë stimul për çorientim.
4-Mos u bej në mënyre kategorike aleat me adoleshentin nëse ke zbuluar cigare. apo më keq hashash në çantë edhe kur përpiqet të gjejë njëmijë e një justifikime që nuk është e imja, element të cilin për të dalë nga situata adoleshentët e përdorin në mënyrë sistematike. Ata për të dalë nga kjo gjëndje përdorin shprehjet, “Kam botën time dhe shoqëria ime të njëjtën gjë bën’’ nuk është fundi botës’’ tani jam i rritur’’ etj etj sllogane të tilla të kohëve që jetojne prindërit me adoleshentët, por nuk duhet në mënyrë absolute ta tolerosh as të bëhesh palë në gabimin e bërë….toleranca në këtë rast duhet të jetë zero.
5-Bashkëbisedo me fëmijën në adoleshencë shpejt, dhe në mënyrë urgjente e mos neglizho në asnjë moment nësë ke nuhatur që është në prag përdorimi lëndësh narkotike se do jetë tepër vonë po prite ti si prind të mbarosh gjithë detyrat e tjera ditore e jetësore.
6-Vëndos kufij të prerë dhe mos kini frikë nga kundërveprimi i tyre, pasi vetëm në këtë mënyrë po e mbron nga rreziku, në rast se tregohesh tolerant do rrezikosh më së shumti..
7-Krijo me të motiv të ri, që ta largosh sa më parë nga rreziku, nxite për një sport të ri apo ndrysho format e argëtimit që te shpenzojë energji të tjera shtesë e mos ti referohet vesit drejt të cilit mundet të ketë rendur dhe për arsye nga më të ndryshmet. si shoqëria jo e duhur, tepri e kohës së lirë të adoleshentit dhe mos vemendjes së prindërve për shkak të jetës së ngarkuar.
8-Ndërto një test të femijës tënd për të zbuluar tipin e tij që pastaj të marësh masat e duhura, psh…a ka prirje fëmija juaj për të pasur…
a- Autokoshiencë
b- Menazhim të emocioneve të momentit
c- C-Menazhim i situatave stresante
d- Sensi i tij kritik ndaj gjithçkaje që ë rrethon
e- Për vendimmarrje
f- Në zgjidhjen e problemeve
g- Aftësia komunikative
h- Aftësia për të dëgjuar dhe mësuar nga gabimet
i. A është mjaftueshëm social dhe integrohet në shoqëri të reja lehtë apo me vështërsi…
9- Nësë do punoni me vëmendje rreth kësaj situate që ti ndërtove me fëmijën tënd në adoleshencë ka gjasa që ta parandalosh rrezikun e përdorimit të lëndëve psikotrope si dhe dëshirës për të përdorur cigarën në moshë shumë të vogël.
10- Nësë ka ndodhur që fëmija juaj në adoleshencë është i përfshirë në grackën që i ofron përdorimi i tyre, atëherë drejtou sa më parë qëndrave të rehabilitimit dhe qëndrave psikologjike pa hezituar se problemi do ekspozohet, sepse tashmë nuk ke çfarë të presësh më tepër nga këshillat apo sygjerimet, në këtë rast ti nuk je më efikas me rregulla receta apo çfardo tjetër, tashmë trupi dhe truri i adoleshentit është i tëri nën presionin e varësisë së lendëve psikotrope…/gongnews/