Albspirit

Media/News/Publishing

Kryeministri shkarkon kryehipotekistin e Fierit

Kryeministri Edi Rama në një takim me koordinatorët e platformës së bashkëqeverisjes, tha se për shkak të numrit të ankesave ka vendosur shkarkimin e kreut të Hipotekës në Fier, Petrit Kanani dhe ka nisur hetim administrativ për zyrën e Hipotekës në Kavajë.

“Kur pashë këtë raportin e sotëm i kam kërkuar shkakrkimin e drejtorit të Hipotekës dhe thellimin e hetimit administrativ për të gjithë përgjegjësit për këtë lloj zvarritje. Puna e platformës çalon vetëm tek rubrika e pushtetit vendor. U bëj thirrje të gjithë kryetarëve të bashkive pa dallim, por sidomos atyre të krahut tjetër, që të marrin masat, ti përgjigjen platformës sepse do t’i nxjerrim me emër dhe mbiemër dhe raste qytetarësh”, u shpreh Rama.

Please follow and like us: