Nardi Olli: Lali Eri dhe Pazari i Ri
Ky djali punëtor, që mburet nga mëngjesi në darkë me Pazarin e Ri, e hyri në histori si kryebashkiaku i urinimit e ka lënë gjithë Pazarin, lokalet me klientelën e tyre, shitësit, personelin dhe gjithë kalimtarët me vetëm një tualet për secilën gjini!!!!!! Edhe këta janë thuajse jashtë funksionit…jo letër higjienike e sapunë që nuk ekzistojnë, por nuk ka as drita!!!!!! Çfarë ndjeshmërie, çfarë cilësie, fiks si në Evropi dhe USA… Atë që e ka e ka! Klientët meshkuj që guxojnë e frekuentojnë lokalet e Pazarit do pësojnë dëmtime prostati pa as më të voglin dyshim, të tjerët besoj e kanë zgjidhur me pampers, ndërsa sa i takon higjenës, duke filluar nga larja e duarve e të tjerave besoj mos se është pretendim në kufijtë e absurditetit… Të lumtë lali, fiks në parametra europianë e ke çuar…. ah mos harroj të para nja 200 viteve…U sygjeroj të gjithëve, kur të shkoni nga Pazari mos harroni pampersat, oturakët dhe sapunët, ndryshe nuk dihet se çfarë mund t’ ju ndodhë… Lali mendon ditë e natë për ju…. ndërsa ju miq me vështirësi në lëvizje mos u dukni andej, kalimet tuaja janë mbuluar përkohësisht nga tavolinat…., por do të rregullohet një ditë…