Albspirit

Media/News/Publishing

Pjetër Bogdani: Ku lulëzojnë shkencëtarët, letrarët dhe dija, lulëzon e mira

Jahja Lluka

Personaliteti i Pjetër Bogdanit, mbetet unik në historinë e kombit shqiptarë. Figuarës së tij i bashkangjiten atribute të shumta, si teolog, filozof, polilinguist, e mbi të gjitha humanist i madh dhe veprimtar i dalluar i çështjes kombëtare shqiptare. Vepra e Pjetër Bogdanit tejkaloi kohët duke na ardhur dhe neve si udhërrëfyes, që pavarësisht kohërave të liga e mira do triumfojë.

I bindur në kauzën e vërtetë të popullit shqiptarë për liri, i tillë frymoi deri në vdekje. I etur për dije, drejtësi, humanizëm dhe besim në zot, eci rrugëve me gjëmba që misionit të tij t’i jap dritë, duke ndriçuar kështu mendjen e një populli të cilin errërisa e tatarëve e kishe mbuluar. Personaliteti  i tij, jo vetëm për së gjalli por dhe për së vdekuri, tmerroi barbarët osman, saqë eshtrat ia nxorrën nga varri dhe uu hodhën qenve në shesh.

Duke e parë rrezikun e madh nga pushtuesit osman, si dhe tentimin me ngulm për shuarjen e ekzistencës së gjuhës shqipe, me gjithë rrethanat e pafavorshme dhe të rrezikshme, Bogdani me 18 tetor 1685, nxjerr në dritë veprën “Çeta e Profetëve” (lat. Cuneus Prophetarum).

Vepra “Çeta e Profetëve” përveç karakterit teologjik ka dhe karakter shkencor, në të flitet për jetën e Jezu Krishtit, një rrjedhë historike të ngjarjeve dhe po ashtu gjejmë të shtjelluara tezat për dukuritë natyrore, të cilave autori iu jep karakter astrologjik.

Ky libër vjen i shkruar në dy gjuhë origjinale: shqipe dhe italiane. Situata e rëndë në të cilën gjendej populli shqiptarë, shpërnguljet me dhunë,  konvertimet e dhunshme, gjenocidi, sëmundjet, të gjitha këto të shkaktuara nga barbarët turq, e shtynë Bogdanin drejt botimit të kësaj vepre, e cila  kishte vlerën diplomatike të kohës sepse vetëm kështu Vatikani dhe Perandoria Austro-Hungareze, si dy superfuqi të asaj kohe, do të dinin më shumë për vuajtet e një populli të lashtë si shqiptarët.

Ibrahim Rugova në kritikën e tij për veprën e Bogdanit shkruan: “Kjo vepër, thënë metaforisht, ashtu siç e thotë Bogdani për parimin e tij filozofik, Zotin, është një krua i gjallë, ku mendja dhe shpirti ynë do gjejnë kënaqësi dhe shqetësim intelektual, ku shumëkush mund të marrë ujë, e s’do shteret lehtë, arti i të shkruarit dhe ligjërimit që mishërohet në vepër si tregues i nivelit të kulturës dhe zhvillimit intelektual të tij dhe angazhimi dinjitoz si prijës dhe tribun popullor e ngrisin lart, veprën e tij madhore, të lindur në gurrat e një humanizmi të thellë, duke i treguar popullit rrugën e zhvillimit të lirë e të pavarur andaj kah bota e përparuar”.

Ky njeri i madh me mendje të ndritur lindi në Gur të Hasit me 1625, qysh i vogël filloi të shërbente në kishën e Hasit, më pas kaloi në françeskanëve në Çiprovec, në Bullgarinë  veri-perëndimore.

Duke treguar nivel të lartë njohurish, Bogdani dërgohet në Romë, me 1642, nën propozimin e ungjit André. Atje vijoi studimet e larta në kolegjin e Lorentos. Në vitin 1650 kreu studimet dhe dhe u shugurua meshtar në Bazilikën e Loretos.  Një vit më vonë doktoroi në teologji, si njëri ndër studiuesit më të mirë.

Gati për një dekadë qëndroi në Itali, por malli dhe dashuria për atdheun nuk e lanë të qetë, kështu ai u kthye në atdhe  dhe pati si fushë veprimi misionin e Gashit në Ipeshkvinë e Pultit.

Ishte viti 1656, kur Bogdani u emërua ipeshkëv i Shkodrës, në të cilë shërbeu dy dekada dhe po ashtu ishte administrator i Arqipshkvisë së Tivarit deri më 1671.

Lufta Austro- Osmane, 1664-1669, pati përmasa të dëmshme për  kombin shqiptar. Kokat më të ndritura shqiptare përndiqeshin sepse shiheshin si shtylla mbrojtëse ndaj pushtimit otoman. Pjetër Bogdani u strehua në fshatrat e Rrjollit dhe Barbullushit në rrethinat e Shkodrës, madje një shpellë në Rajoll mbanë të gjallë emrin e tij. Mirëpo, edhe pse tentoi t’iu ikte osmanëve, Bogdani prapë zihet pengë dhe burgoset në Kalanë e Shkodrës.

Sipas Ipeshkvit të Durrësit, Shtjefën Gaspri, ishin vëllezërit Nikollë e Pepë Kastori, të cilët rrezikuan dhe e shpëtuan Bogdanin nga pushtuesit osmanë.

Edhe pse i përndjekur nga pushtuesit osman, Bogdani nuk e ndaloi veprimtarinë e tij, më 1677 emërohet Arqipeshkv i Shkupit. Por veprimtaria atdhetare e tij përcjellej dhe nuk i lihej derë e hapur në atdhe, kështu pas një presioni të madh arratiset në Dubrovnik. Më pas largohet në Venedik dhe Padova, atje pritet nga Kardinali Barbarigo i cili e vlerësonte lartë figurën e tij.

Malli për atdheun se lente të qetë dhe me 1686, vendosi të kthehej. Duke parë vuajtjen e popullit shqiptar nën zgjedhen osmane, Bogdani filloi mobilizimin e popullit për një qëndresë të armatosur ndaj pushtimit osman.

Gjatë Luftës së Madhe Turke, Pjetër Bogdani bashkë me vikar Toma Raspasani organizuan lëvizjen pro-austriake në Kosovë, me një force prej 6 000 kryengritësve, të cilët iu bashkuan ushtrisë austriake kur hynë në Prishtinë dhe i shoqëruan në marrjen e Prizrenit.

Në atë kohë ishte përhapur murtaja duke prekur dhe Bogdanin. Pasi që nuk i rezistoi sëmundjes, më 1689, Pjetër Bogdani vdes në Prishtinë. Vepra e Pjetër Bogdanit tejkaloi kohët duke na ardhur dhe neve si udhërrëfyes, që pavarësisht kohërave të liga e mira do triumfojë.

I bindur në kauzën e vërtetë të popullit shqiptarë për liri, i tillë frymoi deri në vdekje.

I etur për dije, drejtësi, humanizëm dhe besim në zot, eci rrugëve me gjëmba që misionit të tij, ti jap dritë, duke ndriçuar kështu mendjen e një populli të cilin errërisa e tatarëve e kishe mbuluar.

Personaliteti  i tij, jo vetëm për së gjalli por dhe për së vdekuri tmerroi barbarët osmanë, saqë eshtart ja nxorën nga varri dhe ju hodhën qenve në shesh.

Bogdani arriti që ta shpëtoj gjuhën shqipe nga mosekzistenca e saj. Dhe kjo mbetet merita e tij më e madhe të cilës përjetësisht duhet t’i jemi mirënjohës si shqiptarë, ndaj dhe shkroi: “Shqiptarët u asht dashtun të luftojnë pa pushim për me ruajtun karakterin kombtar kundër mundimevet të bamuna prej qeverisë osmone për mos mi shkombtarizue…”./indeksonline.net/

 

Please follow and like us: