Albspirit

Media/News/Publishing

Stoltenberg: Dera e NATO-s është e hapur për Maqedoninë, shfrytëzojeni rastin më 30 shtator

Brenda pak javësh keni një referendum për marrëveshjen për emrin. I inkurajoj votuesit që të shfaqen në numër të madh, kjo është mundësi e cila jepet njëherë në jetë – të bëheni anëtare e bashkësisë ndërkombëtare me të gjitha përfitimet të cilat ajo i bart me vete.

Kështu, siç transmeton Gazeta Express, porositi sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoletenbergu në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev.

Stoltenbergu theksoi se dera e NATO-s është e hapur, anëtarësimi është në arritje dhe është një mundësi që të përforcohet paqja dhe stabiliteti, si në vend ashtu edhe në rajon dhe siç tha “të merret vend dhe votë e barabartë në tryezën e NATO-s që të inkuadrohet drejt aleancës më të suksesshme në histori”.

“Në Samitin e NATO-s në korrik, Aleanca ju ftoi të filloi bisedime, për inkuadrim pas zgjidhjes së çështjes për emrin me Greqinë. Kompromisi nuk është i lehtë asnjëherë, por të dyja palët kanë bërë kompromis për një të ardhme më të ndritshme”, deklaroi Stoltenbergu,

Ai tha se NATO-ja i ruan të sigurt një miliardë njerëz në botë dhe se siguria sjell edhe prosperitet ekonomik.

Stoltenbergu shprehu falënderim për kontributin e Maqedonisë ndaj operacioneve dhe misioneve të NATO-s.

“Dëshirojmë ta shohim vendin tuaj si të suksesshëm. Vetëm populli i këtij vendi duhet të vendosë për të qenë e kalueshme kjo rrugë – ardhmëria juaj është në duart tuaja. Ne ju presim në NATO!”, tha Stoltenbergu.

Please follow and like us: