Albspirit

Media/News/Publishing

Vritet në pritë 27-vjeçari nga Mamurrasi

Një 27 vjeçar është vrarë me armë zjarri në Mamurras. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë banesës së tij në afërsi të xhamisë së qytetit dhe sipas policisë viktima është Indrit Pepa. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, por mësohet se i riu ka pasur një konflikt të mëparshëm. Në njoftimin e policisë autori i dyshuar është shpallur në kërkim dhe ai është Azis Markola 49 vjeç nga Mamurrasi. Viktima dhe autori para disa kohësh kanë patur një përplasje mes tyre.

Ne një njoftim për mediat policia tha se “sot, rreth orës 04:30, është marrë njoftim se në Mamurras, afër xhamisë së qytetit, është plagosur me armë zjarri shtetasi I.P. 27 vjeç, banues në Mamurras, i cili është transportuar për në Spitalin e Traumes në Tiranë, por rrugës ka ndërruar jetë.

Falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar shtetasit A.M. 49 vjeç, banues në Mamurras i cili u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e tij.

Grupi hetimor në vendngjarje nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, beri te ditur policia lokale.

 

Please follow and like us: