Albspirit

Media/News/Publishing

Basha: Vettingu e vetmja rrugë për të pastruar politikën, ligji është depozituar në Kuvend

Kryedemokrati Basha në një konferencë me gazetarët ka hedhur akuza të forta kundër qeverisë, duke thënë se ka lidhje të forta me krimin. Edhe një herë kryetari i Partisë Demokrati ka insistuar për vetting-un në politikë, duke e parë këtë si mënyrën e vetme për të larguar politikanët e inkriminuar dhe shtoi gjithashtu se ligji është depozituar në Kuvend.

Ka vetëm një mënyrë për pastrimin e politikës të gjeneratës së re, vettingu i tyre, opozita PD, është pro pastrimit të drejtësisë, politikës dhe ekonomisë nga krimi dhe korrupsioni, ligji për dekriminalizimin i nisur nga PD, miratimi i ligjit për SPAK dhe BKH janë dëshmi e qëndrimeve të qartë dhe të prera të PD.

Njerëz si Rama dhe Xhafaj të lidhur me krimin nuk sigurojnë as ligj dhe as rend, qeverisja e tyre është vënë në kontrollin e krimit, si vërteten Shkodra, Elbasani e gjithë vendi. U vërtetua paralajmërim ynë se kriminelët do të nisin përplasjen mes tyre për ta kthyer vendin të destabilizuar jashtë kontrollit qeveritar.

Shembujt konkretë janë para syve tuaj, Shkodra, Elbasani, Mamurrasi dhe ngjarja tronditëse e ditës së djeshme asgjësimi me snajper i informatorit të policisë në Memaliaj janë dëshmitë e qartë e bashkëqeverisjes së Ramës me krimin shteti ka rënë”- ka thënë Basha para gazetarëve.

Please follow and like us: