Albspirit

Media/News/Publishing

Dr. Xhoi Jakaj: Politika, Vetingu i saj dhe populli me hallet e përditshmërisë së tij…

1-Opozita nuk do të marrë pjesë në seancat e Kuvendit deri kur kreu i saj të kthejë përgjigje për letrën e Spahos e Vasilit, ku kërkohet anulimi i votimit të ligjit për teatrin, por kjo lëvizje nuk sjell ndryshime as përmirësim të politikë-bërjes në vend?

2-Nëse kjo gjë është rregullator i jetës së qytetarit të thjesht apo jep efekte pozitive tek zgjedhësit që i votuan për t’i përfaqësuar në parlament do ishte parë nder vite nga dhjetra bojkote të tjera…

3-Dhënia e librave falas duket shumë mirë në fillim. Pastaj kur vihet re se libri duhet të ruhej për tre breza duket e pamundur dhe të duket më e lehtë t’i marrësh borxh ato para për librat e fëmijëve nëse nuk i ke, se sa të kalohet një kalvar vuajtjesh ti, fëmija dhe mësuesi per të ruajtur librin? E si mund të ruhet një libër nga fëmijët? Po si mund të ruhet tre vjet i pastër një libër, kur fëmijët me librin duhet të punojnë, lapsi lë gjurmë dhe libri pa u përdorur nuk mësohet asnjëherë! Dhe fëmijët më së shumti do të vuajnë nga eksperimente të tilla që në aparencë dobiprurëse, por në fakt nuk rezultijnë të tilla.

4-Kryetari i Partisë Demokratike deklaroi se në siten e vetingut propozonte të kalonin edhe politikanët, Por kjo sfidë u zbeh në më pak se 24 orë sepse e tërë politika pikësëpari se do këtë gjë,Veting politik do bëjë SPK, por kjo strukturë dhe shumë organe të tjera të drejtësisë nuk janë formësur akoma.

5-Nuk kaluan vetëm pak minuta nga fjalimi i Kryeministrit në Asamblenë e Partisë Socialiste, kur deklaroi se jo vetëm ai vetë, por edhe familja e tij, duke përfshirë bashkëshorten, fëmijët, vëllanë, kunatin, vjerrin, vjerrën dhe baxhanakun ishin të gatshëm të kontrolloheshin për pasurinë që zotërojnë, a ishte i sinqertë në atë që tha?

6-Basha menjëherë bëri hapin e parë prapa. Në draft propozimin e PD për t’u votuar në Parlament, flitet shumë për kontrollin e lidhjeve të politikanëve me krimin, por jo për Vetingun. Kur vjen puna tek pasuria dhe të ardhurat e politikanëve, Basha ishte siguruar që në draftin e tij të mos kishte asnjë referencë për të qenë, por thjesht një gjysëm fjalie sa per të larë gojën, që nuk përfshin asnjë familjar politikanësh dhe që në të vërtetë sot ezaurohet nga deklarimi në ILDKPI.

7-Ky është vend i vogël dhe të gjithë e dinë e shohin ditën për diell luksin që shijojnë politikanët tanë sapo hyjnë në politikë, nga njerëz të thjeshtë që kthehen me një ose dy vite në të kamur dhe pasuria e tyre e dukshme dhe ajo e padukshme shtohet dita- ditës.

8-Ne politikën shqiptare ka ardhur koha të zbatohet vetëm një parim “Të zgjedhësh njerëz të thjeshtë që mbrojnë interesat tuaja dhe thonë të vërtetën…ta mbrosh të vërtetën dhe të mos bësh kompromis nuk është e lehtë por ama vetëm ky qëndrim bën dallimin…”.

9-Njerëzit mezi i presin zgjedhjet lokale ose të përgjithshme. Mos i nënvleftësoni. Popull është i zgjuar. Të gjitha i duken njësoj, pasi është zhgënjyer disa herë dhe duhet shumë punë t’ i mbushësh mendjen se je ndryshe, them se këtë herë do jetë i kujdeshëm…

10-Hallet e vogla e të mëdha të jetes së përditshme kanë mbetur po ato, në mos janë shtuar në 28 vite demokraci. Të pushtetshmit i dëgjojnë hallet vetëm në fushata elektorale. Më keq, shumë prej tyre nuk i zgjidhin më parë sepse pastaj si do ta bëjnë shkëmbimin “më jep votën të zgjidh hallin”, ca u krijojnë halle njerëzve që të kenë me çfarë t’u marrin votat e t’i gënjejnë përsëri e përsëri…

Post Scriptum: Vota te ne për popullin është si letër me vlerë me të cilën mund të “blesh” ca shërbime e ndonjë të drejtë të vogël që në fakt të takon, por nuk ta japin. Por do vijë dita e drejtësisë popullore nga e cila askush nuk ka shpëtuar herët apo vonë…

Please follow and like us: