Albspirit

Media/News/Publishing

Zbardhet vrasja e Alket Muhos, dy të arrestuar, babë e bir

Policia thotë se ka zbardhur krimin e ndodhur dje, ku Alket Muho është vrarë në tokën e tij.

Burime zyrtare thonë se ai është vrarë për konfliktin e tokës.

Në pranga janë vënë babë e bir, për këtë krim.

Njoftimi i Policisë së Gjirokastrës:

Zbardhet vrasja me armë zjarri e 43-vjeçarit nga fshati Rabie, arrestohen autorët.

Strukturat për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, pas hetimeve të pandërprera të kryera sapo kanë marrë njoftimin për ngjarjen dhe veprimeve proçeduriale, në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Gjirokastër egzekutuan urdhërin e Prokurorit për ndalimin e shtetasve:

– Hetem Muho, 59 vjeç, banues në Sarandë:

– Dino Muho, 20 vjeç, banues në Sarandë.

Ndalimi i tyre, (babë e bir) u bë pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ditën e djeshme rreth orës 11:35, kanë vrarë me armë zjarri shtetasin A.M., 43 vjeç, banues në fshatin Rabie, Tepelenë. Kjo ngjarje ndodhi në vendin e quajtur ‘Bolovec’ të fshatit Rabie.

Nga tërësia e veprimeve dyshohet se dy autorët e kanë vrarë shtetasin A.M. për shkak të konflikteve të përsëritura me motive pronësie, në fshatin e origjnës së autorëve.

Materialet proceduriale në ngarkim të shtetasve të ndaluar i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale ‘Vrasje me dashje kryer në bashkëpunim, ‘Prodhim e mbajtje pa leje armëve luftarake e municionit’, ‘Prodhim e mbajtje pa leje armëve të gjuetisë dhe sportive’.

Please follow and like us: