‘Është gjoks, jo bombë’/Femrat zhvishen në rrugë, kërkojnë të drejtën për të dalë pa rroba
Disa femra kanë hqur reçipetat dhe kanë dalë në rrugë për të kërkuar të drejtën e tyre për të dalë topless në publik. Ato marshuan në paradën ‘Go Topless Day’ të mbajtur në New York, Los Anxhelos, Phoenix, Denver dhe Mineapolis. Parada u zhvillua gjithashtu jashtë SHBA, në vende si Freiburg në Gjermani, Seul në Korenë e Jugut dhe Valparaiso në Kili. Por ndërsa disa femra zbuluan gjoksin plotësisht, shumë prej tyre respektuan ligjin duke mbuluan ‘pasurinë’ e tyre me shirit ose bojë. Disa protuestues në Venice të Kalifornisë mbanin pankarta kur shkruhej: “Është gjoks, jo bombë”, “Lufta është e pahijshme, jo gjoksi im”. Qëllimi i tyre është të hiqen ligjet që ndalojnë femrat të dalin topless në publik, ndërsa për burrat është e ligjshme të dalin pa bluze.