Ish-anëtarja e Gjykatës së Lartë do jetë 15 vite larg drejtësisë
Pas ankimimit të Komisionerit Publik, i cili kërkoi që të rrëzohet vendimi i KPK-së për ndërprerje të procesit të Vettingut, Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka marrë vendimin për ish-anëtaren e Gjykatës së Lartë, Mirela Fana.
KPA ka vendosur ndalimin e Fanës të emërohet gjyqtare, prokurore ose të punësohet në një nga institucionet e drejtësisë për 15 vite.
Sipas Komisionerit Publik, Mirela Fana dha dorëheqjen për studime të thelluara akademike dhe paçka se është dorëhequr, ajo gëzon sërish statusin magjistrate
Mirëpo, rasti i Mirela Fanës është i ngjashëm me atë të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Për këtë fundit Komisioneri Publik kërkoi që t’i nënshtrohet procesit të Vettingut, ndonëse hoqi dorë nga e drejta për të qenë pjesë e gjyqësorit.