Albspirit

Media/News/Publishing

Një vit studime falas në SHBA për klasat 10 e 11, ambasada jep lajmin e jashtëzakonshëm

Ambasada Amerikane në Tiranë ka dhënë një lajm më të mirë për gjimnazistët shqiptarë.

Të gjithë ata që kanë arritur rezultate të mira në shkollë mund të ndjekin një vit studime falas në Shtetet e Bashkuara.

Thirrja është për nxënësit e klasave të 10-a dhe 11-a.

Përfaqësia diplomatike sqaron se përmes programit “YES”, nxënësit nuk do të kenë asnjë shpenzim, por do të strehohen në familje pritëse në SHBA.

“Jeni në klasën e 10-të ose të 11-të në shkollë të mesme? Keni rezultate të mira në shkollë? Jeni lindur nga 1 janari 2002 deri më 15 korrik 2004? Programi YES, financuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, u ofron nxënësve të shkollave të mesme në Shqipëri mundësinë për të jetuar me një familje amerikane dhe për të studiuar në një shkollë të mesme në Shtetet e Bashkuara për një vit — pa pagesë! Mësoni se si mund të aplikonihttps://www.facebook.com/event… ” thuhet në postimin e faqes zyrtare të Ambasadës Amerikane.

Please follow and like us: