Albspirit

Media/News/Publishing

PD: Fitorja e parë, KE rrëzoi ligjin special Rama-Fusha për shkatërrimin e teatrit

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka mbajtur një deklaratë për mediat lidhur me letrën e komisionit Europian për ligjin e Teatrit Kombëtar.

Edhe pse qeveria e mbajti të fshehtë për 4 ditë letrën me qëllim manipulimin e opinionit, deputetja thotë se KE i dha të drejtë opozitës dhe qytetarëve.

Partia Demokratike, sipas Tabakut, kishte të drejtë kur denoncoi se ligji shkel parimin e konkurrencës dhe kur akuzoi qeverinë se kishte një klient preferencial, Fusha shpk që të ndërtonte kullat me paratë e krimit.

Përgjigja ka ardhur si rezultat i këmbënguljes së opozitës dhe thuhet qartë se bashkia dhe qeveria kanë shkelur procedurat e prokurimit të hapur thotë deputetja.

Por kjo është fitorja e parë të cilën Partia Demokratike dhe qytetarët e morën ditën e sotme, teksa deputetja jep dhe mesazhin për të qënë bashkë në rrëzimin e këtij ligji dhe kthimin e pronës publike në një kullë që kënaq interesat klienteliste të qeverisë.

 

 

 

 

Please follow and like us: