Albspirit

Media/News/Publishing

“Frikë: Trump në Shtëpinë e Bardhë”, në librari

Një libër i ri për Presidentin Donald Trump dhe administratën e tij, doli sot në shitje për publikun.

Libri me titull “Frikë: Trump në Shtëpinë e Bardhë”, tashmë në listën e më të shiturve, ka si autor gazetarin hulumtues Bob Woodward, i cili i hedh një vështrim tepër kritik presidencës kaotike 20-mujore të zotit Trump.

Woodward ka shkruar libra rreth shtatë administratave të mëparshme dhe ka fituar famë gati pesë dekada më parë si një nga gazetarët e Uashington Postit, raportimet e të cilëve për korrupsionin në Shtëpinë e Bardhë bënë që presidenti i atëhershëm Richard Nixon të jepte dorëheqjen.

Presidenti Trump e kritikoi librin përpara dales së tij në qarkullim, duke e quajtur një “shaka”. Presidenti tha se libri përbën një tjetër sulm të zakonshëm kundër tij, në morinë e sulmeve të tjera.

Libri tashmë është tashmë numri 1 në listën më të shiturve në Amazon, por zoti Trump thotë se Woodward ka përdorur “burime anonime, të provuara si të pavërteta.” Shumë njerëz, shkruan ai, tashmë kanë deklaruar se citimet e tyre, ashtu si edhe vetë libri, janë të sajuara./voa/

Please follow and like us: