Albspirit

Media/News/Publishing

Qëllohet për vdekje një shqiptar në SHBA

 

Një 23-vjeçar është qëlluar për vdekje me armë zjarri më 7 Shtatorit në Nju Jork . Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Fourth Avenue”, ndërsa deri më tani ende nuk janë zbardhur shkaqet e vrasjes së tij. Ndërkohë policia ende nuk ka mundur të identifikojë autorin, i cili është shpallur në kërkim.  Mësohet se, personi i cili i dha ndihmën e parë Grei Frashërit ishte një agjent i Shërbimit Sekret jashtë detyrës. Ka qenë pikërisht agjenti i cili njoftoi ambulancën dhe më pas policinë për ngjarjen e ndodhur në zonën e Bruklin. Por, dhe pse arriti që të jetonte derisa të nisje në spital i riu shqiptar nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra. Për arsye sigurie, policia nuk e ka identifikuar agjentin i cili u përpoq që të mbante në jetë Grei Frashërin.

Please follow and like us: