SHBA përkujton 17-vjetorin e sulmeve terroriste
Në SHBA sot përkujtohet 17-vjetori i sulmeve të terroristëve në Kullat Binjake në Nju Jork, më 11 shtator 2001.
Mbi 3 mijë njerëz kanë humbur jetën kur dy avionë u përplasën mbi Kullat Binjake.
Në mesin e viktimave ishin shtetas nga 70 vende të ndryshme të botës dhe në mesin e tyre edhe tre shqiptaro-amerikanë.
Sulmi u krye nga një grup prej 19 radikalë islamikë, 15 prej tyre nga Arabia Saudite.
Dy prej grupit ishin nga Emiratet e Bashkuara Arabe, një nga Egjipti dhe një nga Libani.
Please follow and like us: