Albspirit

Media/News/Publishing

Shkarkohet prokurori Bujar Hoti

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra prokurorin e Apelit të Durrësit, Bujar Hotin, por me këtë shkarkim, është futur në ngërç edhe ngritja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Kujtojmë se nga tre kandidatë që vinin nga prokuroritë e apeleve, dy prej tyre janë shkarkuar, duke bërë që të ketë mungesa, pasi në ligj theksohet se nga 6 anëtarë që vijnë nga prokurorët, dy duhet të jenë nga Apeli, ndërsa një prej tyre duhet të jetë patjetër nga rrethet. “Dy prej të zgjedhurve janë prokurorë të prokurorive pranë gjykatave të apelit, duke përfshirë edhe Prokurorinë e Posaçme për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Së paku 1 prej tyre është prokuror në një prokurori pranë një gjykate apeli jashtë Tiranës”, theksohet në ligjin për organet e reja të drejtësisë. Nga Prokuroria e Apelit të Tiranës ka qenë kandidat prokurori Luan Kaloçi, i shkarkuar pasi sipas KPK, nuk justifikonte pasurinë e tij, ndërkohë prokurori Apelit të Shkodrës, Arben Dollapaj rezultoi i pastër në të tre kriteret, duke u konfirmuar, ndërsa i fundit që kaloi në sitën e Vetting-ut, prokurori Bujar Hoti, u shkarkua, pasi kishte probleme me pasurinë dhe kontratat për blerjet e pasurive, që u cilësuan si fiktive nga komisioni dhe përfaqësuesi ndërkombëtar. Në kushtet kur ka mungesa të kandidatëve, ngritja e KLP do të vonojë akoma më shumë, kjo për shkak të gjetjes së kandidatëve, të cilët më pas do të duhet të kalojnë edhe vettingun. Hetimi për këtë të fundit kërkon kohën e duhur.

Please follow and like us: