Albspirit

Media/News/Publishing

Shtyhet me katër muaj afati, rindizet sinjali i transmetimeve analoge për televizionet

Kreu i Autoritetit të Mediave Audiovizive, Gentian Sala, komunikoi shtyrjen me katër muaj të afatit për fikjen e sinjalit analog për televizionet.

Në një dalje për mediat ditën e sotme, ai tha se pas ankesave të shumta të qytetarëve, sinjali do të rindizet edhe për katër muaj.

“Kemi vendosur rindezjen e transmetimeve analoge. Për ata që kanë blerë aparatin e ri do të vijojnë që të shikojnë transmetimet dixhitale, ndërkohë që ata që ende nuk janë pajisur u lihet katër muaj kohë për tu pajisur me dekodera. Afati do të shtyhet afati në 15 janar 2019. Me gjithë njoftimet prej një viti, konstatohet se shumë prej tyre e kanë lënë për një moment të fundit”, u shpreh Sala.

Megjithatë ai sqaroi se kjo nuk do të thotë rindezje e transmetimeve dixhitale të paautorizuara.

Por sipas tij, do të bëhet rindezje e transmetimeve analoge të licencuara nga AMA.

Please follow and like us: