Basha takon Kadri Veselin: Të zbatohet parimi i pacenueshmërisë së kufijve
Gjatë vizitës në Tiranë delegacioni i Kosovës i kryesuar nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka takuar kryetarin e PD, Lulzim Basha.
Në perfundim të takimit, Basha tha se ” Theksi në këtë kohë sfidash për Kosovën dhe rajonin është uniteti, e bashkimi i faktorit të Kosovës por dhe në Tiranë, për të shërbyer interesit kombëtar dhe interesit të popullit të Kosovës”.
“Duhet parimi i pacenueshmërinë e kufijve, dhe përcaktimin e qartë të Kosovës si anëtare në NATO dhe në BE, rruga e të cilës kalon përmes reformave. PD ka mbështetur dhe mbështet dialogun midis Kosovës dhe Shqipërisë në funksion të normalizimit të marredhenieve mes dy vendeve”, vijoi Basha.
Please follow and like us: