Albspirit

Media/News/Publishing

Regjimi iranian vazhdon të shtypë popullin

Raporte nga Irani tregojnë se dy artistë iranianë janë arrestuar për pjesëmarrjen e tyre në një interpretim të “Ëndrra e një Nate Vere” të Shekspirit. Të arrestuarit quhen Saeed Assadi, menaxheri i teatrit ku u dha shfaqja, dhe Maryam Kazemi, regjizorja e shfaqjes.

Një zyrtar i departamentit të kulturës së regjiimit iranian ka thënë se dy artistët ishin arrestuar të shtunën por ka pretenduar se incidenti ishte rezultat i një keqkuptimi.

Arrestimi u bë menjëherë mbas transmetimit të një trailer-i të shfaqjes. Arsyeja më e mundshme për arrestimin duhet të jetë se kishte meshkuj dhe femra që kërcenin bashkë. Ligji i vendit nuk lejon përzierjen e gjinive në publik. Gjithashtu, gratë nuk lejohen të kërcejnë në publik.

Regjimi iranian refuzon fuqimisht e vendosmërisht ato që i përshkruan si ndikime perëndimore dhe kjo ka rezultuar në shtypjen e rëndë ndaj popullit. Artet si muzika, performancat, kërcimi, e kështu me rrallë, janë jashtëzakonisht të kufizuara në vend dhe mijëra njerëz janë arrestuar vitet e fundit.

Please follow and like us: