Albspirit

Media/News/Publishing

Aulona Musta: Mbi eksperiencën e parë seksuale dhe ç’ndodh më pas

Ja cfare i kane bere dhe vazhdojne t’i bejne vajzave ne kete vend…ja si i rrisin me trauma, me komplekse, paragjykime, percmim per veten. Ja se si i dhunojne psikologjikisht dhe shpirterisht, si i bejne te ndihen ne faj per gjerat qe bejne, edhe pse ato jane gjerat me normale ne bote.

E bejne kete sepse eshte e vetmja menyre per t’i mbajtur te nenshtruara! Nese e meson dhe rrit nje vajze me idene qe seksi eshte turp, se seksi me me shume se nje mashkull eshte turp, se kush nuk martohet me ate mashkull me te cilin ka humbur virgjerine, ajo eshte femer pa moral, ajo eshte kurve, atehere eshte krijuar territori i duhur per te patur prane vetes nje skllave, nje grua te nenshtruar te ciles t’i mund tja permendesh “moralin” dhe “kurverine” sa here te vish tap ne shtepi, apo te kesh lene leket ne lloto, duke e bere te ndihet sikur i ke bere nder pse e ke “marr per nuse”.

Kjo vajze ne vend t’i gezohet eksperiences se pare seksuale, me nje djale qe e do, vuan ate qe mendon se mund te ndodhe me pas. Vuan gjykimet e nje shoqerie me mendesi prapanike qe vajzat vazhdon ti gjykoje nga dy milimetra cipe, ne vend t’i shohe, vleresoje, e dashuroje per gjithe cfare kane brenda vetes.
Kjo eshte e turpshme dhe e dhimbshme!

Please follow and like us: