Albspirit

Media/News/Publishing

Video/Bukuroshet imitojnë me bikini ‘Darkën e fundit’

Një foto ku inskenohet piktura e Da vincit ‘Darka e fundit’ ka nxitur reagime të forta dhe të ashpra të katolikëve.

Fotoja tregon konkurrueset miss të një konkursi brazilian me bikini duke inskenuar pikturën e famshme të Leonardo DaVinci  “Darka e Fundit”.

Miss Bumbum,një garë që çdo vit zgjedh gruan më të bukur të Brazilit dhe kjo ishte pjesë e promovimit të konkursit dhe bukurosheve finaliste.

Si një ‘marifet publik i pacipë’, themeluesi i konkursit Cacau Oliver kishte tetë finaliste si Jezusi dhe apostujt e tij në pikturën e famshme të Da Vinci-t.

Themeluesi i konkursit Cacau Oliver kishte vendosur të sillte këtë marifet me 8 finalistet e konkursit. Ai zgjodhi garuesen Daiana Feguerdo për t’u ulur në vendin e Jezusit, sepse ajo kishte marrë më shumë vota nga shikuesit deri më tani.

“Ishte takimi i fundit i grave para përfundimit të madh”, tha ai. Vetë ai tha se  publiciteti i bezdisshëm nuk ishte fyes dhe nuk kishte për qëllim të shokonte askënd, por ka shumë që nuk pajtohet me këtë gjë.

Ati Clesio Vieira, një prift nga Rio de Janeiro, tha se fotografia “ka thyer kufijtë e etikës dhe respektit, të gjitha në emër të parave”, sipas HuffPost.

 

Please follow and like us: