Albspirit

Media/News/Publishing

Albina Deda: Është rruga e Kombit dhe jo e këshillit!

Ish depuetja e PD në Mirditë ka reaguar sot pas një deklarate të këshillit të qarkut të Kukësit se janë dakord me tarifat përfundimtare të vendosur nga koncensionari i rrugës së Kombit. Albina Deda është ndër të paktët politikanë të majtë e të djathtë që kritikon mungesën e protestës së fortë ndaj kësaj takse.

 

Komenti i Albina Dedës

 

Disa këshilltarë të Kukësit, të dehur nga thërrimet e oligarkëve të Edi Ramës në gjurmët e “këshilltarëve” të Hekalit, si filmat qesharakë të diktaturës, qenkan ‘bindur’ në drejtësinë e koncensionit kripto-oligarkik!

Së pari kjo nuk është rruga e këshilltarëve, por udha e lëvizjes së gjithë shqiptarëve, rruga e kombit!

-Së dyti 43,2% e banorëve të qarkut Kukës janë shpërngulur këto 27 vite për në zonat urbane dhe emigracion dhe nuk do të përfitojnë nga kjo “mëshirë” e state-oligarkisë.

-E treta, ky investim i rëndësishëm publik nuk është ndërtuar me taksa komunale, por me tarifa fikse kombëtare të paguara nga gjithë shqiptarët dhe nga buxheti nacional, prandaj nuk ka logjike të bëhen përjashtime.

Në thelb asgjë nuk ndryshon.

Kjo është plaçkitje dhe grabitje monstruoze e cila përpos vjedhjes është një limit i rëndë i lëvizjes së lirë dhe pengesë për shkëmbimin e mallrave dhe turizmit.

Asnjë nuk është i fituar në këtë ndërmarrje korruptive, përveç oligarkut dhe monarkut që qëndron pas tij.

E përballë këtij oligarku i cili pak kohë më parë u penalizua nga Departamenti i Thesarit i SHBA për t’i ndaluar dhe vizën amerikane ka vetëm një qëndrim:

Rezistencë.

Nëse në 31 mars rezistenca ishte lokale apo komunale, tani lipset një rezistencë nacionale.

Please follow and like us: