Gratë ruse të burgosura në Shqipëri
Tre gratë që u arrestuan të parat:
- Nadjezhda Sidorova (me mbiemër Kabashi nga burri). E dënuar me 20 vjet burgim. Aktualisht banon në Shën-Peterburg.
- Anufrjeva Smirnova (me mbiemër Gulina nga burri). E dënuar me 15 vjet burgim. Jeton në Nikollajev, Ukrainë.
- – Nina Pumo. E dënuar me 15 vjet burgim. Jeton në Moskë.
Grupi i dytë i arrestuar
- Natalja (Natasha) Pengili. E dënuar me 18 vjet burgim. Jeton në Moskë.
- Taisija Pisha. E dënuar me 16 vjet burgim. Jeton në Izrael.
- Volja Vasiljevna Sharonova (me mbiemër Hoxha nga burri). E dënuar me 15 vjet burgim.Jeton në Moskë.
- Vilgelmina Veshi. E dënuar me 15 vjet burgim. Jeton në Durrës. I shoqi, Miço Veshi, ka qenë i dënuar me 20 vjet heqje lirie.
- Inna Shahe. E dënuar me 8 vjet. Jeton në Moskë.
- Elena Çami. E dënuar me 8 vjet burgim. I shoqi, Minella Çami, i dënuar me 20 vjet heqje lirie. Jeton në Korçë.
- Inga Vitaljevna Tarasova (Dyrzi). E dënuar me 8 vjet heqje lirie. I biri, Valer Dyrzi, i dënuar me 13 vjet burgim. Jeton në Moskë.
- Ludmilla Denisova. E dënuar me 8 vjet burgim. Nga Shën Petërburgu. Ka ndërruar jetë.
- Galina Dani. E dënuar me 5 vjet heqje lirie.
- Valentina Keli. E dënuar me 10 vjet burgim. Jeton në Kanada, në një azil pleqsh.
Please follow and like us: