Albspirit

Media/News/Publishing

Kostas Varnalis: Xhungël

 

 

 

Muselina ngjeshur

mbi gjoks të harbuar

zijoshe e tërbuar

moj, në epsh e veshur!

 

Vetullkorba ti,

sybajamja nur,

lule në saksi.

Të hipja në mur

 

me thoin çelik,

të hekurtin dhemb,

ta ngulja me vrik,

thellë në kurmin tënd.

 

Siç nëpër livadhe

tej, në mugëtirë,

tigri një sorkadhe

shqyen pa mëshirë,

 

një jehonë gjëmim

që rrëfejnë të vjetrit

se triumfi im

do vdekjen e tjetrit.

 

Shqipëroi: Arqile Garo, Janninë, mars 2014.

 

 

Please follow and like us: